Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 08:59

Bulqizë – Sot shënohet dita e 18-të e grevës së urisë së 13 minatorëve të Bulqizës, ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen e rëndohet ndërsa s’ka ende asnjë zgjidhje.

Për disa minatorë gjendja shëndetësore është kritike për jetën, kurse reparti i Shpëtimit i Minierave i kërkoi policisë evakuimin urgjent të grevistëve.

Ndërkohë që minatorëve grevistë po u rrezikohet jeta dhe miniera është gati të shembet, nuk ka ndodhur ende asnjë takim midis përfaqësuesve të ACR-së dhe minatorëve. Kompania ACR kërkoi që bisedimet të zhvilloheshin në Peshkopi e minatorët thanë se janë gati për bisedime vetëm në Bulqizë.

Ndërkohë, mbrëmë minatorët i kanë shkruar sërish ACR-së, duke i rikonfirmuar edhe një herë kushtet e tyre.