Lajme Shqip Saturday, 21 April 2012 15:00

Shkup – Vizita dhe vendosja e kurorave me luleve pranë bustit të personalitetit historik “Goce Dellçev” si dhe vizita e përmendoreve në sheshin “Shkupi 2014” si pjesë e agjendës së presidentit shqiptar Bamir Topi në Shkup ka irituar diplomacinë bullgare. 

Një diplomat bullgarë i tha agjencisë  së lajmeve INA se “presidenti Topi nuk bëri mirë që hyri në skenaret e autoriteteve maqedonase, për të vizituar varrin e një heroi kombëtar bullgar, që sipas tyre është Goce Dellçev apo të vizitojë një projekt si “Shkupi 2014”, që është një mashtrim grandioz i historisë”. 

“Ne shprehim shqetësimin tonë se si presidenti Topi viziton projektin Shkupi 2014, një projekt që ka nxitur reagime edhe tek bashkëatdhetarët e tij në Maqedoni dhe që akoma është problematik dhe që po nxit dhe tensione të vazhdueshme dhe reagime ndërkombëtare” theksoi për INA, diplomati bullgar.

Ai vlerëson se “Topi nuk duhej të ishte pjesë e një agjende mashtruese të autoriteteve maqedonase, duke qëndruar pranë figurave historike bullgare si në rastin e vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçev”.

Bullgaria sikur Greqia ka kontestuar vendosjen e disa figurave historike nga ana e autoriteteve të Shkupit në kuadër të projektit “Shkupi 2012”, duke konsideruar se bëhet fjalë për figura të pastra historike bullgare si Goce Dellçev, Jane Sandanski si dhe emra të tjerë. (INA)