Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 10:39

Mitrovicë – Jep alarmin komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler. “Grupe kriminale, të strukturuara në pjesën veriore, janë duke penguar dhe kërcënuar policinë e Kosovës që të kryejë punën si duhet”, ka thënë, të premten nga veriu i Mitrovicës, komandanti KFOR-it.

Kriminaliteti në veri është i fortë dhe për këtë janë në dijeni edhe qytetarët, ka thënë ai.

I pyetur pse ka thënë që në veri mbretëron kriminaliteti dhe kaosi, kur në Prizren lulëzojnë ‘trandofilat’ (armët v.j), Buhler është përgjigjur: “Nuk kam thënë taman kështu, por kam theksuar se në jug policia ka gjithçka në duart e veta, përkundër veriut. Policia në veri është e frikësuar prej strukturave kriminale dhe për këtë pjesëtarët e policisë nuk mund t’i kryejnë si duhet detyrat e tyre“. (LajmeShqip.com)