Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 16:01

Tiranë – Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, mori pjesë në Konferencën nderkombetare mbi “Standartet evropiane për anëtarët EPAC / EANC”, (Rrjeti i Pikave të Kontaktit të BE kundër Korrupsionit), që u zhvillua në Budapest në  datat 13- 14 prill 2011. 
Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme bënë te ditur sot se konferenca e organizuar nga Hungaria, që ka presidencën e Këshillit të BE, pati si objektiv diskutimin, përkufizimin dhe deklarimin e standarteve evropiane kundër korrupsionit, duke prodhuar në këtë mënyrë një platformë të përbashkët në përgatitjen e parimeve të shkruara. 
Adoptimi i standarteve evropiane kundër korrupsionit si pavarësia, autonomia financiare dhe operacionale, integriteti, transparenca, përgjëgjësia, legjitimiteti, paanshmëria etj., tërheqin vëmendjen mbi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe për rreziqet që sfidojnë punën e institucioneve kundër korrupsionit.
Punimet e kësaj konference vijojnë progresin e arritur deri më tani nga grupet e punës së EPAC/EANC, dhe rezoluta e miratuar në të do t’i paraqitet për miratim Asamblesë së Përgjithshme në Nëntor 2011.