Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 18:35

Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darusalamit, Mohamed Bolkiah, përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet. 

Lajmin e bën të ditur deklarata dërguar mediave nga Ministria e Jashtme kosovare.

Sot ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili ka përcjell përshëndetjet të përzemërta të ministrit të jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj është ftuar në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Brunei Darussalam është shteti i 90-të që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Brunei Darusalam ndodhet në Azi. (LajmeShqip.com)