Lajme Shqip Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 17:51

Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano, thotë se komisioni Europian po i ndjek zhvillimet në Shqipëri me  shumë vëmendje.

Duke komentuar arritjen e një marrëveshje mes palëve, Stano tha se “Ne e mirëpresim marrëveshjen për krijimin e komisioneve, grupeve të punës dhe kalendarin mbi reformat e nevojshme në Shqipëri. Ne presim që këto pika të aprovohen, grupet e punës të fillojnë punën dhe që marrëveshja e arritur të zbatohet. Ne e konsiderojë këtë shumë të rëndësishme  dhe pozitive për Shqipërië, pasi kjo mund të çojë në një momentum të ri të Shqipërisë për të plotësuar objektivat e saj kombëtare për reformat europiane dhe në mënyrë të veçantë në përmbushjen e 12 kritereve kyçve të hartuara nga Komisioni Europian”.

I pyetur për mundësinë e marrjes së statusit kandidat zëdhënësi i Komisionit Europian, sqaroi se “Nuk mund të flas në emër të shteteve anëtare, por Komisionit Europian. Komisioni është duke ndjekur me shumë vëmendje çdo që Shqipëria po bën drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian dhe agjendën e reformave. Në progres –raportin e fundit për Shqipërinë, ne konsiderojmë se vendi ka bërë progrese, ku nevojitet më shumë progres dhe ç’farë duhet bërë për të arritur aty. Pra, me Shqipërinë ende nuk kemi avancuar shumë. Por siç e thashë, Komisioni është duke ndjekur me shumë vëmendje përpjekjet që po bëhen tani, ne do të raportojmë mbi to. Kur Shqipëria të ketë bërë progresin që kërkohet, që të na mundësojë ne të rekomandojmë një hap më të avancuar në integrimin europian, atëherë shtete anëtare mund ta diskutojnë në një samit të ardhshëm”. 

Peter Stano, zëdhënës i Komisionit Europian foli edhe për situatën që ndodhen vendet e tjera të rajonit si Serbia dhe Mali i Zi në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Nuk është Komisioni Europian që vendos për agjendën. Ne si Komisioni presim që shtetet anëtare të diskutojnë mbi rekomandimet e Komisionit Europian. Rekomandimete fundit që kemi bërë këtë vit kanë të bëj në me Malin e Zi dhe Serbinë. Ne kemi rakomanduar ti jepet statusi i kandidatiti Serbisë, duke patur parasysh që Serbia duhet të angazhohet në dialogun me Kosovën. Ne kemi rekomnaduar gjithashtu hapjen e negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi.. Lidhur me momentin se kur do të diskutohet varet vërtetë nga shtetet anëtare dhe Këshilli i ministrave të BE-së që të vendosë”-përfundoi zëdhënësi i KE, Peter Stano.