Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 17:44

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë fundjavës ose gjatë fillimit të javës së ardhshme, thonë burime të brendshme për agjensinë e lajmkeve Tanjug në Bruksel.

Data e saktë nuk është bërë ende e ditur.Por një datë tjetër propozohet nga negociatori serb Borisllav Stefanovic.

Ai është shprehur i sigurt se takimi do të mbahet deri në fund të nëntorit, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

 “Jemi në rrugë të mirë që të arrijmë marrëveshje për pikat kufitare dhe që organet shtetërore të Serbisë të thonë qëndrimin e tyre në lidhje me këtë”, është shprehur Stefanoviç.

Mediat në Kosovë raportuan gjatë ditës se ndërmjetësi europian Robert Cooper u bëri thirri të dy palëve për rifillimin e dialogut këtë të premte.

 Mediat serbe thanë se diplomati nuk e ka konfirmuar këtë, pavarësisht se zyra e zv/kryeministres Edita Tahiri, e pohoi lajmin.

 Pavarësisht kaosit informative në lidhje me rifillimin e dialogut mes palëve, bëhet e ditur se përfaqësuesja e lartë e BE-së Ketrin Eshton ka kërkuar rifillimin sa më të shpejtë të dialogut.

 Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë ndaluan në muajin korrik pas trazirave në veri të Mitrovicës. Rifillimi i bisedimeve është parakusht që Serbia duhet të përmbushë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.