Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 11:11

Bruksel (PLOTËSUAR, 30 Nëntor, 12.00)-Ndërsa mbërriti në takim, shefja e delegacionit të Kosovës Edita Tahiri deklaroi se sfida kryesore mbetet implementimi i marrëveshjeve ngaSerbia. “Problemi kryesor me të cilin përballemi është mos zbatimi ngaSerbiai marrëveshjeve që kemi arritur më parë dhe tendenca e palës serbe për të rihapur disa çështje për të cilat kemi rënë tashmë dakord”-ka thënë Tahiri. Ajo ka akuzuar delegacionin serb për mungesë serioziteti në qasjen ndaj dialogut ndërsa tha se sot do të vazhdojnë diskutimet për menaxhimin e integruar të kufijve dhe bashkëpunimin rajonal.

Ndërsa kreu i delegacionit serb, Borisllav Stefanoviç tha se do të fokusohen tek disa çështje, me qëllim zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë. “Do të propozojmë disa opsione dhe shpresojmë në fund të ditës të jemi të suksesshëm, por do ti përmbahemi rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe kushtetutës së vendit tonë”-tha Stefanoviç.

I pyetur nga gazetarët lidhur me rrezikun qëSerbiatë mos marrë statusin e vendit kandidat për në BE, pas incidenteve të dy ditëve më parë, Stefanoviç tha se statusi nuk është arsyeja kryesore e këtyre bisedimeve. “S’ka pse të fokusohemi tek statusi. Pavarësisht rezultatit të samitit të 9 dhjetorit lidhur me statusin, dialogu me Prishtinën do të vazhdojë”-ka thënë Stefanoviç.

*********************************** 

Bruksel-Ka nisur në Bruksel, raundi i tetë i bisedimeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Delegacionet kanë mbërritur vetëm pak minuta më parë, ndërsa pritet një ditë e gjatë pune për palët. Bisedimet zhvillohen në një moment tensioni pas incidenteve të dy ditëve më parë në veri ku mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Që nga fillimi i këtij procesi janë arritur disa marrëveshje si ato për pranimin e vulave doganore, qarkullimin e lirë, librat e amzës, marrëveshja për librat e kadastrës, si dhe së fundmi marrëveshja për njohjen e diplomave universitare.

Sipas një njoftimi të qeverisë së Kosovës, publikuar një ditë më parë, edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, por do të diskutohen edhe çështje të tjera.  (LajmeShqip.com)