Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 18:12

Bruksel -Në Bruksel më 13 dhe 14 shkurt u mbajt takimi  mes ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE, me qëllim të hartimit dhe finalizimit të protokollit teknik për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Burime zyrtare të qeverisë kosovare bëjnë të ditur se, “pala kosovare edhe kësaj radhe ka dhënë kontributin profesional për hartimin dhe finalizimin e protokollit dhe më këtë rast ka këmbëngulur që zbatimi i marrëveshjes së IBM-së të fillojë sa më parë dhe të jetë në frymën e standardeve më të mira të BE-së”.

Përmes zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, Kosova do të përmbushë një nga obligimet evropiane për përafrim me BE-në, në veçanti për liberalizmin e vizave, si dhe do të rrisë sigurinë dhe kontrollin kufitar.

Zbatimi i kësaj marrëveshje do të lehtësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe do të ndikojë në luftën e dukurive negative siç janë kontrabanda dhe informaliteti. (LajmeShqip.com)