Bruksel – Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia, sot vazhdojnë ditën e dytë të dialogut, ku përveç të tjerash do të bisedohet edhe mbi menaxhimin e integruar të kufirit.
Në ditën e parë të bisedimeve është arritur marrëveshja për njohjen e diplomave universitare të Republikës së Kosovës nga Serbia.
Ndërkohë, reagojnë serbët e veriut për marrëveshjet.
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të konsiderohet i ngrirë, për shkak se deri tani, Beogradi zyrtar nuk i ka zbatuar ato, thonë politikanët serbë të Kosovës.