Lajme Shqip Wednesday, 17 October 2012 17:41

BRUKSEL- Aktiviste te Aleances Kuq e Zi kanë zhvilluar sot një protestë përpara selisë së Parlamentit Evropian në Bruksel.  Me një parrullë të madhe në dorë ata kanë kërkuar që kusht për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë largimi i kryeministrit, Sali Berisha.

Protesta është organizuar nga mbështetësit e AK-së në Bruksel. Ta janë shprehur se nuk meriton të jetë kjo gjendja e Shqipërisë në këtë 100 vjetor të shpalljes së pavarësisë, duke fajësuar kreun e qeverisë, Berisha për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet vendi.

Sipas AK-së, kjo protestë është kërkuar nga komuniteti shqiptar në Belgjikë.(LajmeShqip.com)