Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 19:00

Berlin – Europarlamentari gjerman i CDU-së, Elmar Brok, për mediat serbe tha se Gjermania nuk e dëshiron në BE një shtet që ka probleme me kufijtë. 

“Serbia duhet ta zgjidhë problemin me Kosovën, më saktë mosdefinimin e kufijve dhe çështjen e bashkëpunimit rajonal. Kriteret edhe mund të jenë të vështira, por BE-ja nuk dëshiron ta ketë brenda një Qipro të re”, tha Brok për ditoren serbe ‘Politika’.

Sipas tij, edhe për Kroacinë kushtet kanë qenë të rënda.

“Nuk donim një Bullgari apo Rumani të re brenda me probleme enorme të korrupsionit”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se për Berlinin, Kosova do të mbetet gjithmonë kusht për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, sepse përvojat e dy shteteve gjermane nuk mund të aplikohen në Serbi dhe në Kosovë.