Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 19:38

Gazeta e njohur britanike “London Evening Stanard” ka dalë me një titull se “Kryeministri frikësohet se Siria mund të jetë një tjetër Kosovë”.

Cameron është shprehur kështu duke iu referuar vetos së Rusisë në aleancë me Kinën për ndërhyrje në “mbrojtje të popullit sirian” duke thënë se deklarimi i sekretares së shtetit Hillary Clinton se “duhet dyfishuar përpjekjet jashtë Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin sirian për një të ardhme më të mirë”.

Në këtë rast Cameron është shprehur: “Mos të harrojmë se ishte pikërisht burri i zj. Clinton ai që mori një vendim për të vepruar në Kosovë pa një autorizim të drejtpërdrejtë nga OKB”.

 Cameron citohet të ketë thënë se është i shqetësuar rreth mos unitetit të OKB-së në rastin e Sirisë. Kësisoj del se kryeministri i tanishëm britanik Cameron nuk është dakord me mënyrën sesi NATO dhe partnerët e tjerë kanë ndërhyrë në Kosovën e vitit 1999.

Britania atë kohë udhëhiqej nga lideri Tony Blair i cili ka qenë pro SHBA-së për të ndërhyrë në Kosovë.

Sipas burimeve të gazetës, Këshilli i lartë ka diskutuar për atë sesi “Hums (qyteti me më së shumti përgjakje në Siri) mund të bëhet një gjysmë Sarajeve”.

Sipas kësaj gazete, kryeministri britanik David Cameron, ka shfaqur rezervat e tij për atë se çfarë roli do të luaj Këshilli i Sigurimit në OKB në rastin e Sirisë. (LajmeShqip.com)