Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 23:24

Dy shqiptarë u dënuan me 4 vjet burg nga një gjykatë e Uellsit, pasi ishin pronarë të një punishteje që përpunonte hashash. Mësohet se gjatë një operacioni, policia zbuloi një punishte me 1,000 rrënjë bime kanabis sativa, e cila ka një vlerë në treg prej 250 mijë paundësh. Kjo punishte, si për ironi, ndodhej vetëm pak metra larg godinës së gjykatës, e cila dënoi dy shqiptarët. 

Ata janë Valdet Malluta, 20 vjeç dhe Ajet Gjuzi, 23 vjeç. Mësohet se punishtja ishte regjistruar në organet kompetente si një klub nate, por që nuk ka shërbyer asnjëherë si i tillë, pasi brenda saj përpunoheshin sasi të mëdha kanabisi, të destinuara për tregun uellsian. Shqiptarët u arrestuan më 5 shtator gjatë një operacioni të policisë dhe u dënuan me nga 2 vjet burg.

/Shekulli/