Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 14:16

Gjatë vizitës së tij lamtumirësenë Pejë ambasadori i Austrisë, Johann Brieger ëshë shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës dhe kosovarëvë pa dallim feje, etnie dhe nacionaliteti.

Në një intervistë ekskluzive për RTV”Dukagjini”, Brieger e ka falënderuar për bashkëpunim popullin e Kosovës, për të cilin ambasadori Aaustrisë ka sjellur shumë projekte në Kosovë, përfshirë lobimin e vazhdueshëm për ardhjen e investitorëve nga Austria, duke pasur parasysh se storiet e investimeve austriake në Kosovë janë të suksesëshme.

Brieger ndryshe është shprehur optimist se pranvera e vitit 2016 do t’i gjejë kosovarët të lëvizin të lirë dhe pa regjim vizash në zonën Schengen. Ai beson se edhe diplomacia – Qeveria e kosovës do ta luftojë korrupsionin, ta forcojnë shtetin e së drejtës dhe të vazhdojë rrugëtimin e mbarë që ka nisur, përfshirë edhe përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj Serbinë.

Ambasadori Brieger ka falënderuar edhe komunitetin e asociacioneve sociale si dhe kulturore për bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë, duke kujtuar kosovarët që investimin më të madh duhet ta bëjnë në segmentin e arsimimit cilësor, sepse me arsimim cilësor përcaktohet edhe e ardhmja e ndritshme dhe premtuese e një vendi.

Ambasadori Johann Brieger misionin diplomatik në Kosovë e kishte filluar në janarin e vitit 2011.