Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 12:47

Abixhan – KB-ja kumtoi sot se gjatë 24 orëve të kaluara njerëzit e tyre në tre lokacione kanë gjetur mbi 100 trupa të pajetë në pjesën perëndimore të Bregut të Fildishtë.

“Një pjesë e viktimave janë djegur të gjallë, rreth 60 janë vrarë në një një incident, ndërsa rreth 40 në një incident tjetër, të cilat mendohet se i kanë kryer mercenarë nga Liberia fqinje, deklaroi Rupert Kolvil, zëdhënës i UNHCR-së.

Përkrah kësaj, në qytetin Duekue ku paraprakisht ishin të gjetur 229 trupa, janë zbuluar edhe 15 viktima.

Sipas Karitasit, të paktën mijëra persona janë vrarë ose janë zhdukur në dhunën në atë qytet në të cilin janë hasur varreza masive. BE-ja ndërkohë, e shqyrton kërkesën e presidentit ndërkombëtararisht të njohur të shtetit, Alasan Uatara të zvogëlohen sanksionet ekonomike.