Lajme Shqip Saturday, 28 September 2013 18:26

Tiranë- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit Flamur Noka, për akuzat e tyre në lidhje me shkrirjen e Gardës së Republikës.

Sipas tij, Garda prej vitesh është kthyer në një çerdhe krimi për mafiozët. Degradimi i saj, thotë Braçe, kulmoi më 21 janar, kur vrau për të mbrojtur pushtetin.
Për më tepër, sipas tij, punonjësit e Gardës paguhen me taksat e qytetarëve
“Nëse ka një vendim të motivuar të marrë deri tani, ai është ky i zhbërjes së “Gardës së Pushtetit”!!
Një pyetje kam: Kujt i shërbente kjo Gardë?
Mbi 1000 vetë që paguheshin nga taksat dhe që i shërbenin vetëm pushtetit dëshmojnë për luks. Asgjë tjetër!!
Ca bënin roje objektesh- në oborr, tek gardhi, tek dera e parë, e dytë, e tretë, kati i parë, i dytë, i tretë, tek rruga, rrugica, pallati, hyrja, shtëpia e parë, e dytë, e tretë, vila në det, vila në mal.
Ca të tjerë roje trupi, për “personalitete”- por dhe për burrat e grave dhe gratë e burrave, çunin, vajzën, gruan e çunit, të dashurën e me radhë dhe po njësoj me vajzën, kushëririn etj., etj., afër, në distancë, larg, pastaj në territor kur shfaqej udhëheqësi, në fund në miting kur e mbronin nga populli!!
Por edhe me keq. Me pushtetin e Gardës qëllonin kamarierët e “pa kulturë” nëpër lokale, siguronin qetësinë nëpër kazino, zgjidhnin “mosmarrëveshje biznesmenësh, e vinin gjoba njësoj si gangsterët e Mafia-s.
Kjo duhej ndalur! Shndërrimin e një pjese të Gardës së Pushtetit në Bandën e Armatosur me Pushtet!!!
S’ka më kuptim kjo.
Veçanërisht pas asaj që bënë në 21 janar; vrane popullin e paarmatosur dhe medemek mbrojtën “personalitetin”!!!
Vranë për të mbrojtur Pushtetin e Bandës Politike dhe Politikën e Bandës në Pushtet!!
Do kish ndodhur kudo në Evropë!! Madje një minutë pas krimit!
Përkundrazi, kryeministri në krye të Bandes, ai që urdhëroi vrasjet, mbrojti dhe Bandën e Gardës së Pushtetit!!/tema/