Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 09:41

Mitrovicë – Sipas burimeve të Portalit LajmeShqip.com, snajperisti më aktiv serb në veriun e Kosovës është Boris Janiçieviq, i cili punon si pjesëtar i sigurimit në spitalin në veri të Mitrovicës.

Ai është i afërm i kriminelit të njohur të veriut, Vuçina Janiçieviq, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë kryeshef i policisë serbe në rajonin e Mitrovicës.

Vuçina Janiçieviq tani është njëri nga komandantët xhandarmërisë serbe dhe është i kërkuar nga Haga, për krime të luftës në Kosovë.

Burimet e portalit bëjnë të ditur se qeveria serbe po i mbështetë drejtpërdrejt, bllokuesit e rrugëve, huliganët dhe snajperistët serbë në veri. (LajmeShqip.com)