Lajme Shqip Saturday, 03 March 2012 15:01

Mitrovicë-I ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka urdhëruar strukturat politike serbe në veri të Mitrovicës, grupet kriminale dhe rojatërët e barrikadave që të largohen nga barrikada që është vendosur në urën mbi lumen Ibër.

Sipas burimeve të portalit LajmeShqip.com Bogdanoviç i ka dhënë urdhër policisë së Serbisë dhe mbrojtjes territoriale që të largojnë barrikadën mbi lumen Ibër.

Mësohet gjithashtu nga po i njëjti burim se grupe kriminale serbe pas marrjes së këtij informacioni kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendimit të Bogdanoviç.

Rojtarët e barrikadave në këtë protestë janë të mbështetur nga strukturat paralele të qeverisë së Serbisë që janë të instaluara në veri të Mitrovicës dhe në të gjithë pjesën veriore të Kosovës. (LajmeShqip.com)