Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 12:24

Tiranë – Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi sot në seancen plenare në Kuvendin e Shqipërise se  pushteti lokal po i përdorë fondet publike për qëllime politike.

Duke reaguar ndaj fjalës së deputetëve të opozitës të cilët akuzuan qeverinë se nuk po mbështeste pushtetin lokal, Bode tha se vetëm në vitin 2010 pushtetit lokal i janë akorduar 32 miliardë lekë pa logaritur fondet nga qeverisja vendore, kur në vitin 2005 për pushtetin lokal janë akorduar 3 miliard lekë.

Ai akuzoi pushtetin lokal se fondet e dhëna nga qeveria si dhe nga taksat e mbledhura i përdor për qëllime politike duke rritur deri në 8 herë fondin e pagave.

“Bashkia e Tiranës mbledh 7500 lekë taksa nga çdo qyetar në një vit dhe shpenzon vetem 3500 lekë në vit për të”, tha Bode duke shtuar se ” fitimi nga taksat e qytetarëve është shumë më i madh se sa shpenzimi për qytetarin”.