Lajme Shqip Monday, 28 April 2014 19:07

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë –Elbasan, ku një vajzë ka humbur jetën. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, në hyrje të tunelit në Qafë Kërrabë, ku një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një vajzë e moshës 21 vjeç, e cila udhëtonte në mjet, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe një person tjetër, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia madhe me të cilën udhëtonte mjeti si dhe lagështira në rrugë.