Lajme Shqip Saturday, 06 October 2012 08:00

Kukës – Kukësit i rikthehet energjia elektrike pas protestave të banorëvë, të cilët sipas CEZ janë debitorë.

Banorët e 3 fshatrave të Kukësit, (Tërthore, Shiqen e Bicaj) bllokuan aksin rrugor Kukës-Morinë në shenjë proteste. Rreth 200 persona, pasi kanë bllokuar nënstacionin elektrik, u drejtuan rrugës nacionale, ndërkohë forca të shumta policie monitoruan nga afër situatën.

Mungesa e energjisë ka irrituar dhjetra banorë të qytetit të Kukësit , të cilët janë ndeshur me punonjësit e nënstacionit elektrik të qytetit, pasi tentuan të futen në brendësi me dhunë.

Sipas burimeve nga CEZ mësohet se kompania kishte ndërprerë energjinë për disa debitorë, ndërkohë gjatë protestës ka stakuar energjinë si masë sigurie për shkak të protestuesve.

Debitorët: Na paguani për tokat e përmbytura, pastaj pagujmë faturat
Banorët e tre fshatrave të Kukësit deklarojnë se vetëm pasi të marrin dëmshpërblimin për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës do të pagujnë energjinë elektrike. (LajmeShqip.com)