Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 11:43

Prishtinë – Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë te ditur se sot paradite, janë arrestuar të përfshirët në rastin Bllaca: Shpresim Uka, Driton Hajdari, Shaban Syla dhe i arrestuari i katërt, emri i të cilit u bë i ditur më vonë, është Sadik Abazi.

*************************

Burime të sigurta të Portalit LajmeShqip.com konfirmojnë se të arrestuarit do të dërgohen në Gjykatën e  Prishtinës para orës 16: 00.

Ndërkohë, burimet gjithashtu bëjnë të ditur se Prokurori i rastit ka propozuar paraburgim për të arrestuarit.

* * * * Lajmi origjinal, 11:43 * * * *

Prishtinë – Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë te ditur se sot në orët e paraditës janë arrestuar të përfshirët në rastin Bllaca: Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Shaban Syla.

Ështe arrestuar edhe personi i katërt, për momentin i paidentifikuar.