Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 08:08

Kryetarja e Këshillit të Helsinkit serb për të drejta të njeriut, Sonja Biserko, iniciativën e kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, për një ditë përkujtimi për të gjitha viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi. e ka quajtur të pamenduar dhe mendjelehtësi.

“Kjo iniciativë është bërë në atmosferën e mohimit total të së kaluarës luftarake”, ka thënë ajo për Danas. “Është e domosdoshme të fillohet nga agresioni i Serbisë dhe i APJ-së në Jugosllavi, përkatësisht në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Duket se Perëndimi po kalon lehtas nëpër këtë. Të paktën në komunikim me Beogradin e vetë Beogradi në muaj e fundit, me sjelljen e vet ka konfirmuar se nacionalizmi serb është ende këmbëngulës”, transmeton koha.net.

Pajtimi, sipas Biserkos, është proces i gjatë dhe kërkon norma etike e morale, ndaj nuk është e habitur me kundërshtimet që kanë ardhur nga Kosova, Kroacia e Bosnja.

Duke folur rreth insistimit të Perëndimit për pajtim, Biserko ka thënë se ai insistim nuk po bëhet në mënyrë adekuate, ndërsa Perëndimi po flet me një pjesë të garniturës serbe të luftërave të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.