Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 18:33

Prishtinë- Raundi i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është caktuar për të martën e ardhshme, më 21 shkurt, ka deklaruar për mediat serbe, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësues së lartë për siguri dhe politikë të jashtme, Catherine Ashton.

Në rend ditë do të jetë çështja e përfaqësimit të Kosovës nëpër forume rajonale, për të cilën, siç thuhet, palët kanë përafruar qëndrimet, pas përpjekjeve intensive të ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper.