Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 12:31

Asnjë nga haxhinjtë kosovarë nuk është në listën e të vdekurve dhe as të të lënduarve në tragjedinë e Minasë, që ndodhi sot gjatë pelegrinazhit të haxhit në Arabinë Saudite, ku vdiqën 220 dhe u plagosën 400 persona të tjerë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ramadan Shkodra.

“Nuk ka as të vdekur, por as të lënduar nga grupi i haxhinjve kosovar”, tha Shkodra.