Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 07:52

​E bija e ish- veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës të vrarë pas lufte, Xhemajl Mustafës, Berianë Mustafa ka reaguar ndaj miratimit të ligjit, përmes të cilit do të financohen të akuzuarit potencial nga ana e Gjykatës Speciale.

Ajo përmes një shënimi në Facebook, ka postuar një video nga ceremonia e varrimit të babit të saj, të vrarë paslufte, derisa me plot mllef ka shënuar: “E tash, avokatët e vrasësit të tij, duhet me i pagu nga taksapaguesit” Xhemajl Mustafa është ndër personalitetet e shumta, që ishin të afërt me LDK-në, e që u vranë pas luftës.

Edhe pse në medie është raportuar se Gjykata Speciale do të merret me vrasjet politike, zyrtarë të ndryshëm shtetëror kanë theksuar se kjo Gjykatë nuk do të merret me këto vrasje./Express/