Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 01:08

Mitrovicë – Burime të Portalit LajmeShqip.com nga veriu i Kosovës bëjnë të ditur për një situatë dramatike në betejën për pikat kufitare 1 dhe 31, në këto momente të para të pasmenatës.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës e kanë marrë nën kontroll pikën kufitare 31, ndërkohë që raportohet për një betejë që po vazhdon për pikën kufitare 1. Një njësit i Policisë së Kosovës ka mbetur i rrethuar në formën “sendwich” nga një numër i madh serbësh të veriut që janë grumbulluar në fshatrat në afërsi të pikës 1.

Burimet e Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se në përkrahje të këtyre njësive janë nisur edhe njësi të tjera të shumta policore nga anë të tjera të vendit dhe njësite të KFOR-it.

Jozyrtarisht mësohet se ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka urdhëruar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se në këto momente janë grumbulluar edhe qytetarë të tjerë serbe në afërsi të Urës së Ibrit, për të shprehur pakënaqësinë e tyre. (LajmeShqip.com)