Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 13:39

Prishtinë – Miratimi i Ligjit për Prishtinën është obligim kushtetues dhe duke qenë kështu, është absurde që në këtë formë të diskriminohet kryeqyteti i Republikës së Kosovës, ka deklaruar anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri.

Mes tjerash Tahiri ka përmendur edhe humbjet qe ka pasur komuna e Prishtinës, ku, sipas tij, në mungesë të ligjit, kryeqyteti ka humbur së paku 12 milionë euro nga buxheti qendror që nga viti 2009.

Poashtu ka humbur 14 milion euro  investime nga Komisioni Evropian dhe rrezikon ti humbë edhe 10 milion euro pasi që ndarja e grantit qeveritar 89% bazohet në numrin për kokë banori, ngase pas regjistrimit të popullsisë, Prishtina ka dalë diku rreth 200 mijë banorë.

Për këto humbje, AAK fajson inatin mes ish koalicionit PDK-LDK.

Poashtu anëtari i kryesisë se AAK-së dhe njëherit këshilltar i liderit të kësaj partie Ramush Haradinaj, ka bërë public disa rekomandime.

Ndër të tjera, Aelanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të jetë më aktiv në përfaqsimin e interesave të qytetarëve të saj.