Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 10:26

Mitrovicë – Përkeqësohet situata në veri të Kosovës. Në pikën kufitare në Bërrnjakë, pjesëtarët e KFOR-it janë vënë nën vëzhgim të grupeve të armatosura dhe snapjeristëve serbë, që po përkrahen nga shteti serb, bëjnë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.

Ndërkohë, KFOR-i ka fillur formimin e një barikade mbrojtëse për ushtarët e tij.

Në dy pikata kufitare në veri të Kosovës, në Berrnjakë të Zubin Potokut dhe në Jarinje të Leposaviqit, lëvizja e mallrave është pothuajse e njëjtë si në të gjitha pikat tjetra kufitare të Kosovës, ndërkaq vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciproritet është duke u respektuar.

Sipas banorëve lokalë të Zubin Potokut, ka dy ditë që autobusët nga kompanitë shtetërore të Serbisë nuk janë lejuar të futen në Kosovë nga ane e KFOR-it.

Në pikën kufitare në Bërrnjkë ushtarë e KFOR-it kanë ndërtuar barrikada mbrojtëse dhe kanë sjellë përbërës të betonit, të gjatë 2-3 metra, kanë sjellë kontejnerë për të fjetur dhe për të krijuar një bazë të vogël ushtarake në atë pikën kufitare, kanë konfirmuar burimet e portalit.

Barikadimi i ushtarëve të KFOR-it në Berrnjakë bëhet për arsye të rrezikëshmërisë që mbretëron në atë pjesë, ku shumë grupe kriminale dhe snajperistë serbë janë vendosur në afërsi të pikës kufitare, duke kërcënuar ushtarët e KFOR-it.

Sipas banorëve lokalë, situatë paksa më e lehtësuar është në Jarinje, ku ushtarët amerikanë të KFOR-it kontrollojnë makinat dhe leternjoftimet e kalimtarëve dhe pastaj i lejojnë të kalojnë. (LajmeShqip.com)