Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:41

Berlin – Qeveria e Gjermanisë është pajtuar të mërkurën që t’ua zgjasë edhe për një vit praninë ushtarake në Kosovë, të filluar pas luftës së vitit 1999.

Burime të agjencisë gjermane të lajmeve DPA kanë thënë se qeveria e kancelares Angela Merkel është pajtuar që t’i reduktojë trupat gjermane në përbërje të misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR.

Pritet që propozimi i qeverisë gjermane do të miratohet në Parlamentin e këtij vendi me shumicë të konsiderueshme, në seancën që mbahet në qershor .

Aktualisht Gjermania i ka afro 700 ushtarë të vendosur në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër është tërhequr pas shpalljes së pavarësisë dhe përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë. hr/ab/17:12