Lajme Shqip Wednesday, 02 May 2012 17:35

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha informoi të mërkurën se, qeveria do të ndërhyjë për të mundësuar ofrimin e internetit për çdo qytetar shqiptar me çmim të lirë.

Gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë, Berisha tha se në përpjekjet tona kemi bërë gjithçka që në Shqipëri të funksionojë konkurenca e ndershme, por ndryshe nga rruga që u zgjodh për telefoninë celulare, duke dialoguar me operatorët, përsa i takon internetit do të krijohet një bord për përcaktimin e çmimit në favor të qytetarit.

Kryeministri Berisha bëri të ditur se, qytetarët shqiptarë përfitojnë gjerësisht nga mjetet dhe mundësitë e reja të komunikimit. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë vuri në dukje se ka një përmbysje të madhe të çmimeve krahasuar me 2005-ën. (LajmeShqip.com)