Lajme Shqip Sunday, 04 March 2012 01:09

Tiranë-Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në aktivitetin përkujtimor “Fuqia e Solidaritetit”, organizuar nga Ambasada e Japonisë në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, në kujtim të viktimave të tërmetit që preku Japoninë një vit më parë.

Kryeministri e cilësoi “një ngjarje e rëndë për Japoninë dhe miqtë e saj” këtë ngjarje, duke shtuar se “në këtë fatkeqësi Japonia i dëshmoi njerëzimit forcën e madhe të njerëzve të lirë, të vendit të lirë, përballjen me pasojat e rënda të këtyre dy katastrofave në mënyrën më efiçente”.

“Katastrofat, si cunami, ashtu edhe tërmeti, ishin të përmasave biblike. Pati mbi 50 mijë viktima, por për të gjithë ne që ndoqëm ato ditë dramatike për Japoninë përmasat e këtyre katastrofave në humbje njerëzore mund të ishin dhe së paku 10 herë më të mëdha në rast se kjo nuk do të ishte përballur me forcën, organizimin solidaritetin e një kombi të lirë, të fuqishëm, siç ishte kombi i Japonisë”, tha Kryeministri Berisha.

Kryeministri tha se “solidariteti i madh me kombin tuaj u frymëzua nga mënyra sesi ju i përballuat këto dy tragjedi të mëdha. Kombet e tjera u frymëzuan nga solidariteti i madh i qytetarëve tuaj, nga gjakftohtësia me të cilën qytetarët e vendit tuaj u përballën me këto katastrofa biblike”.
Sipas Kryeministrit, shqiptarët, së bashku me kombet e tjera, u bashkuan me dhimbjen e Japonisë dhe dhanë ndihmesën e  tyre. “Padyshim ndihma ishte modeste, por solidariteti, dhimbshuria, kanë qenë shumë herë më të mëdha sesa ndihmat me të cilat kemi kontribuar”, tha Berisha.  

ane dhe euroatlantike.