Lajme Shqip Tuesday, 27 August 2013 14:32

Tiranë – Kryeministri në largim i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Shqipëria do të mbështesë çdo ndërhyrje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s në Siri.
“Shqiperia do mbeshtese çdo nderhyrje nga SHBA dhe NATO ne Siri
Te dashur miq, sot dua te pershendes qendrimin e SHBA dhe aleateve te NATO-s ndaj krimeve te fundit kunder njerezimit te kryera me perdorim gazi nga diktatori i Sirise al-Assad.

Ne kemi ndjekur me shqetesim te madh masakren e popullsise civile ne kete vend, ne te cilin kane vdekur mbi 100 mije qytetare siriane, nder te cilet dhe mijera e mijera qytetare siriane me origjine shqiptare me banim te hershem ne lagjet kryesore te Alepo por dhe ne Damask.

Ne kemi qene dhe mbetemi te gatshem per te mbeshtetur politikisht por dhe me mundesite e tjera modeste, si vend anetar i NATO-s, SHBA-te dhe Aleancen e Atlantikut te Veriut, ne çdo veprim qe duhet te ndermerret per t’i dhene fund masakrimit te popullsise siriane dhe mbeshtetur opoziten siriane ne ndertimin e nje Sirie te lire dhe demokratike. Sb”, shkruan Berisha nw Facebook.
Ndryshe, gazeta Washington Post, duke u thirrur në burime të cituara raportoi sot se presidenti amerikan Barack Obama po shqyrton mundësinë e një sulmi ushtarak mbi Damaskun.