Lajme Shqip Sunday, 29 September 2013 16:35

Tiranë- Ish-kryeministri i i vendit ka reaguar sot në lidhje me fjalën që kryeministri i vendit Edi Rama mbajti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha i cilëson deklaratat e Ramës qesharake teksa e krahason me komikun Skënder Sallaku.

Berisha duke iu referuar hyrjes së fjalimit të Ramës thekson se “Filmat për Shqipërinë janë të pandershëm, por imazhin e Shqipërisë në Europë e ka nxirë më shumë se kushdo tjetër këto vite Piktori dështak”, teksa veçon bllokimet e kreut të mazhorancës në këto vite.

 

Postimi i plotë

 

Eureka (e gjeta): Fajin e ka Hollivudi!
Të dashur miq, fajin për imazhin e Shqipërisë e ka Hollivudi. Kjo deklaratë në sallën e OKB-së, nuk është bërë dje nga komiku ynë i mirënjohur Skënder Sallaku, por nga Piktori qesharak që tetë vitë me rradhë bëri gjithçka, më shumë se çdo albanofob tjetër, për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Në tetë vite Edi Rama për të përçudnuar imazhin e Shqipërise futi në Parlament daulle, bori, bojkotoi Parlamentin dhe institucionet, bëri greve urie, protesta me plehra për të bllokuar heqjen e vizave për shqiptaret, organizoi puçin e 21 janarit për të marrë pushtetin me dhunë, organizoi grevën e urisë dhe djegien për së gjalli të të sëmurëve psiqik për të anulluar vizitën e sekretares Klinton në Tiranë me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë. Rama si askush tjetër mbajti peng për dy vjet statusin e vendit kandidat dhe tani në pushtet instaloi qeverinë më të dobët, më të korruptuar në historinë e vendit dhe Kodin e Heshtjes apo territ informativ. Ai do me çdo kusht të shtyjë më tej statusin e vendit kandidat vetëm të mos konsiderohet si një meritë e qeverisë së PD. Filmat për Shqipërinë janë të pandershëm, por imazhin e Shqipërisë në Europë e ka nxirë më shumë se kushdo tjetër këto vite Piktori dështak.

Vetëm pak muaj më parë njeri prej personaliteteve më të shquara të Europës do të më thoshte: “Mirë ai që është haptas anti-shqiptar, po të tjeret si ka mundësi që e ndjekin atë? Kjo nuk ndodh me asnjë vend tjetër”. Vetëtimthi në mendje më erdhën fjalët e Konicës “Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarët”, natyrisht si Edvini. sb /BW/