Lajme Shqip Wednesday, 24 July 2013 13:17

Tiranë – Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, e çeli me urimin për kryetarin e sapo zgjedhur të PD-së Lulzim Basha.

Kreu i ekzekutivit garantoi e nuk do miratohet asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e mazhorancës së re socialiste. Duke iu referuar ligjin për sigurimet shëndetësore, Berisha tha se kryeministri i ri Edi Rama e ka premtuar falas ndaj i takon atij ta zbatojë.

“Asnjë ligj që ndërhyn me programin e qeverisë tjetër nuk do mund të miratohet. Vendimi që erdhi për sigurimet shëndetësore dhe Institutin e Shërbimeve Shëndetësore nuk do miratohet. Shqiptarëve i është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk do bëjmë para pasi duket si kokëfortësi. Programi jonë premton shërbim falas për ata që nuk mund të paguajnë dot kontribute”, tha Berisha.

“Ne do vazhdojmë të ndjekim programin tone” tha Berisha i cili i kërkoi ministrave t’i sjellin të gjitha projektligjet që ti ketë Parlamenti i ri.

Peng të mandatit të tij kryeministror, Berisha cilësoi mos realizmit të ndihmës ekonomike falas për njerëzit në nevojë. “Ne rrisim rrisim pagat, por nuk arritëm të realizojmë rritej ne ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme”, theksoi Berisha teksa shtoi se duhet të shfaroset varfëria në vend.

Berisha këmbënguli se megjithëse Edi Rama ka paralajmëruar se do të anulojë cdo koncesion, qeverie ende në detyrë do të miratojë ndërtimin e HEC të reja në vend. “Qeveria nga viti 2008 deri më sot ka firmosur 130 kontrata për ndërtimin e 370 hidrocentraleve. Rama ka thënë se do të anulojë vendimet tona. Ai ka qëllim të vërë gjoba, e paligjshme. Deklarata e Ramës largon investitorët nga Shqipëria. Sulmet kundër koncesioneve janë të rrezikshme. Megjithëse kryeministri i pa shpallur tha se do të anulojë cdo koncesion ne vijojmë detyrën. Miratojmë Driza 1, Çadër, Zall Xhuxh, Plepi, Kalvar, Viligj, etj. Sulmet e Ramës janë problematike”, tha Berisha.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë ishin parashikuar dhe ligji për Forcat e Armatosura dhe arbitrazhit, i cili do ti japë zgjidhje kundërshtive mes bizneseve.