Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 20:00

Ndërkohë që kryeministri Berisha po zhvillon një vizitë 3-ditore në Hungari, me ftesë të “heretikut” të BE, Viktor Orban, lideri i opozitës Edi Rama po kërkon mbështetje në SHBA.

Vizita e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në SHBA ka vijuar me një takim me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Filip Riker.

Në një reagim në rrjetin social “Twitter” Rama e vlerësoi si shumë të rëndësishëm takimin, duke u shprehur jo vetëm i kënaqur, por dhe i frymëzuar nga diskutimet me zyrtarin amerikan të Departamentit të Shtetit.

Sipas Ramës, takimi me Riker ishte një tjetër gur themeli në murin e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Ndërkohë kryesocialisti theksoi se Riker i premtoi bashkëpunim për të çuar përpara proceset integruese të Shqipërisë.

Kryetari i PS-së, në krye të një një delegacioni, ndodhet prej disa ditësh në SHBA për një vizitë zyrtare.

Pjesë e delegacionit janë sekretari për Emigracionin, Erion Veliaj, këshilltari, Endri Fuga, si dhe deputetët Ilir Beqja, Andis Harasani dhe Ditmir Bushati.