Lajme Shqip Saturday, 22 September 2012 17:38

ROMË- Kryeministri Berisha është takuar në Romë me homologun grek Antonis Samaras, sic kanë deklaruar më parë mediat. 

Lajmi bëhet me dije nga zyra e shtypit të kryeministrisë, e cila ka publikuar edhe një foto ku dy homologët e vendeve fqinje shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

Mësohet se takimi mes tyre është realizuar dje në Romë, në në Kështjellën Gandolfo. 

Kryeministria shton se, “Kryeministri Berisha përshëndetet me kryeministrin e Greqisë Samaras pas audiencës së dhënë nga Shenjtëria e Tij Papa Benedikti i XV për pjesëmarrësit në takimin e liderëve të Demokratëve të Qendrës dje në Romë, në rezidencën verore të Tij në Kështjellën Gandolfo”.

Sic shihet edhe në foto dy liderët teksa shtrëngonin duart janë shfaqur të buzëqeshur, por nuk bëhet me dije se cfarë mund të kenë biseduar ata, a ka qënë ajo një bisedë e shkurtër, apo janë ulur për të biseduar shtruar me njëri-tjetrin.

Mediat, por edhe Aleanca Kuq e Zi paralajmëruan pak ditë më parë se Berisha e Samaras do takoheshin në Romë. AK shkoi më tej duke thënë se mes të dyve është negociuar një marrëveshje e fshehtë për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë.(LajmeShqip.com)