Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 18:47

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha, ka vendosur të shkarkojë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Aluiznit, Shaban Memia dhe në vendin e tij ka emëruar ish-deputetin demokrat Ardian Kollozi.

Shaban Memia e ka drejtuar për katër vite Aluizn-in dhe shkarkimi I tij erdhi pasi më 27 tetor 2011 kishte paraqitur dorëheqje pranë kryeministrit të vendit.

Mësohet se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, të mërkurën, do të shpallet me VKM, vendimi për lirimin nga detyra të z.Memia si dhe emërimin e drejtuesit të ri, Ardian Kollozi.

Zoti Kollozi ka qenë deputet për dy mandate nën siglën e Partisë Demokratike ndërsa vitin e kaluar hoqi dorë nga mandate I depuetetit për të garuar në zgjedhjet vendore për kreun e Bashkisë së Vlorës ku humbi përballë kryetarit aktual Shpëtim Gjika.