Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 18:28

Tiranë – Kryeministri Berisha i propozoi sot Presidentit të Republikës vendimin për shkarkimin e zotit Bujar Nishani nga posti i Ministrit të Drejtësisë dhe emërimin e tij në postin e Ministrit të Brendshëm.

Bujar Nishani zëvëndëson në këtë post Lulzim Bashën, i cili dha dorëheqjen pasi kandidon për kryetar i bashkisë së Tiranës në emër të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.