Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 12:23

Ish Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka hedh akuza të rënda drejt kryeministrit aktual Edi Rama.

Sipas Berishës, në paraqitjen televizive të dy kryeministrave, Rama dhe Vuciç, ky i fundit i këputi Ramës një shpoti, në fakt një tallje ekzemplare.

“Ai i tha gazetarit se ‘unë jam lider lokal, kryeministër i Serbisë, kurse zoti Rama është lider botëror’! Kjo ishte një tallje cinike por dhe plotësisht e merituar, ndaj të cilës vet Rama nuk reagoi dot. Natyrisht, nuk më vjen absolutisht kurrë mirë që kryeministri i Serbisë apo cilido kryeministër të tallet me kryeministrin e Shqipërisë. Por për ketë fatkeqësia është e shqiptareve dhe vetëm e jona” ka shkruar Berisha.

Sipas tij, Vuçiç u tall me Ramën pasi deklaratat e tij paranojake, apo të njeriut me hundë në qiell dhe atë ne diell, kane marre dhëne. “Kështu, kjo ishte tallje plotësisht e merituar sepse. Kur bëhesh për t’u tallur, vetëm talljen meriton”.

Sipas Berishës, Rama para nisjes për ne Vjene, kërcënoi BE-ne ne mediat amerikane për gjakderdhje te mëdha ne Ballkan, njëlloj si dikur eterit e tij apo më vonë Millosheviçet, Sheshelet dhe Arkanët e Beogradit. “Ai, si një lloj kasandre donkishoteske deklaroi në mediat italiane se BE po dështon si motor shprese, madje e paralajmëroi Evropën se po rrezikon ‘shpartallimin me themeli’”.