Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 13:52

Kryeministri i vendit Sali Berisha, i kthyer nga vizita e tij në Francë ku mori pjesë në Kongresin e 20-të të PPE, njoftoi deputetët e grupit të PD-së parlamentar për detajet e vizitës.

Shefi i qeverisë shqitpare deklaroi se njoftoi homologun e tij francez Francoise Fillon, për situatën politike dhe për bllokimin e pazakontë që sipas tij opozita shqiptare i bëri për 2 vjet integrimit të vendit.
“E njohja me bllokimin që opozita i bëri procesit për 2 vite më radhë, rast unik në Europë duke mos votuar ligjet me 3/5 duke menduar se do bllokojë statusin për dy vite me radhë dhe do të dëmtojë qeverinë “,- deklaroi Berisha.