Lajme Shqip Wednesday, 19 February 2014 16:12

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kreun e qever Edi Rama si të sëmurë psikik bipolar, i pakufishëm me energji negative, i cili sipas tij e trajton kryeministrinë si pronë të tij. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Berisha u shpreh se ajo që bën shefen e protokollit është psikoanaliste e tij.

Duke folur mbi qeverisjen Rama, Berisha deklaroi se Rama rriti taksat për qytetarët shqiptarët ndryshe nga sa premtoi në fushatë elektorale. Sipas tij platforma që ndjek Rama ndaj opozitës është e ngjashme me atë të regjimit komunist.

“23 vjet më parë në përmbysëm shtatoren e diktatorit dhe bustet e gjalla pasi ata sollën një mjerim të paimagjinueshëm mes mashtrimit dhe terrorit. Asgjë nuk lëndon dinjitetin më shumë se mashtrimi. Në terror ka një opsion, do rezistosh, kurse mashtrimi i vazhdueshëm është shkatërrimi i dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe për mua, mashtrimi që Rama u bëri qytetarëve për ulje 97% të taksave, legalizime falas, shëndetësi falas, të gjithë këto përbëjnë një objekt madhor për popullin opozitar për betejën e tij për të vërtetën. Kemi të bëjmë me mashtrime elektorale, nëse nuk ngrihemi për të vendosur dinjitetin, Shqipëria nuk do ketë zgjedhje me, ato do i fitojnë ata që gënjejnë më shumë”, tha Berisha. /albeu/