Lajme Shqip Wednesday, 02 November 2011 13:00

Kryeministri Berisha e cilësoi programin e ri të PS-së për taksimin e të pasurve më shumë se të varfërit, si politikë marksiste të cilat kërkojnë rrënimin e ekonomisë së vendit.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se Rama me këto taksa progresive kërkon të rrënojë ekonominë siç falimentoi edhe bashkinë e Tiranës.  

“E kanë provuar shqiptarët më shumë se kurrë marksizmin dhe ti kërkon që të vendos taksën progresive në një kohë kur bashkinë e falilimetove duke rritur taskat dhe e dorëzove si një institucion fiskal të falimentuar atëherë më thoni mua çfarë mund ti bëjnë Shqipërisë politikat marksiste përveç rrënimit” ka theksuar Berisha.

Ai ka garantuar sipërmarrësit dhe investitorët se nuk do të ketë asnjë rrënim të pasurimit të tyre, duke siguruar se taksa marksiste ndaj të pasurve nuk do të kthehet më kurrë.

“Garantoj se taksa marksiste nuk do të kthehet kurrë në këtë vend. Se ata që mendojnë të begatojnë vendin duke shkatërruar të pasurit dhe luftuar të pasurit, ata që mendojnë se do begatojnë vendin duke bllokuar privatizimin, koncensionet, partneritetin publik privat, shpalosin alternativën e etërve të tyre që nuk kthehet kurrë më në këtë vend”- tha Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë.