Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 09:01

Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë, Sali  Berisha pritet të japë sot dorëheqjen, raporton Oranews. Kreu i koalicionit të djathtë, pas deklaratës së 23 qershorit pas mbylljes së kutive të votimit, nuk ka bërë asnjë dalje publike në pritje të rezultatit.

Sipas disa burimeve brenda PD-së, Berisha pritet të deklarojë humbjen në zgjedhje të koalicionit Aleanca për Mirëqenie, Punësim, dhe Integrim dhe dorëheqjen nga posti i kryeminsitrit.
Ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të largohet edhe nga drejtimi i Partisë Demokratike, por sipas disa burimeve, vendi i tij do të zihet nga kryetari aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.