Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 19:32

Tiranë – Qeveria shqiptare përshëndeti mirëkuptimin e arritur sot midis qeverisë së Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, me të cilin garantohet kontrolli i kufirit verior të Republikës së Kosovës dhe hidhen baza solide për zgjidhjen me negociata, bazuar në parimin e reciprocitetit, të çështjes së lëvizjes së lirë të mallrave midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare te Këshillit të Ministrave, Qeveria shqiptare vlerëson bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in dhe gatishmërinë e saj për të vazhduar dialogun dhe negociatat në procesin e Brukselit.

Qeveria shqiptare u bën thirrje të dy palëve që të vendosin për lëvizjen e lirë të mallrave në të dy drejtimet dhe për bashkpunimin në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në interesin më të mirë të vendeve të tyre dhe rajonit në tërësi.