Lajme Shqip Sunday, 07 July 2013 18:55

Kryeministri në largim Sali Berisha ka reaguar ndaj kritikave të socialistëve që vlerësonin se ai nuk mund të marrë vendim për rritjën e pagave.

Drejtues të Partisë Socialiste deklaruan se Berisha  nuk duhet të firmosë vendime në këtë periudhë, që mund të shkaktojnë probleme financiare në arkën e shtetit.

Berisha  reagoi në FB duke thënë se me këtë veprim  mazhoranca e re po tregon fytyrën e saj duke protestuar kundër rritjes së pagave.

“Të dashur miq, protesta e rrogëlartëve në krye të PS për rritjen nga qeveria të rrogave të ulëta 11.3% është fytyra e “dhimbsur” e mazhorancës së re!!! Fali Zot se nuk dinë ç’thonë!” shkruan Berisha në FB..

Kryeministri në detyrë do t’i lëshojë postin Edi Ramës në shtator të këtij viti pas humbjës që pësoi në zgjedhjet e 23 qërshorit të këtij viti.

Berisha është tërhequr edhe nga të qenit kryetar i Partisë Demokratike dhe pas shtatorit do të vazhdojë të jetë vetëm në pozitën e deputetit opozitarë.