Lajme Shqip Sunday, 04 December 2011 15:00

Tiranë- Viti 90, viti që solli rinia studentore, mund të konsiderohet si viti i mrekullive për shqiptarët. Ka qënë kjo deklarata e kryeministrit tw Shqipërisë Sali Berisha, në një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Durrësit. Në prag të 8 Dhjetorit 1990, kohë kur një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, Kryeministri u tha të rinjve se kjo ditë meriton nderimin më të madh, “sepse në vlerësimin tim, pas vitit të pavarësië së Shqipërisë, viti 90 është më përcaktuesi në historinë  e shqiptrëve”.

Berisha kujtoi se lëvizja studentore e kohës gjunjëzoi në Tiranë regjimin më të egër që Europa kishte njohur.  Kryeministri argumentoi faktin se cfarë e bën vitin 90 të cilësohet “viti i mrekullive”. Ai argumentoi se në Shqipëri lufta e klasve, makineria që ekzekutoi, persekutoi, burgosi, internoi, dy herë më shumë qytetarë sesa në të gjtha vendet ish- komuniste të marra së bashku. “Kur I tregova Ish-presidentit të  Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov, se satistikat zyrtare flasin për pushkatimin e 800 grave gjatë regjimit, ai u trondit”-tha Berisha. Sipas tij një e dhënë e panjohur në lidhje me diktaturën është se, në dallim nga të gjitha regjimet ish- komuniste, regjimi komunsit në Shqipëri ka vrarë, ekzekutuar shumë herë më tepër me uri dhe sëmundjet, sesa me burgjet dhe skuadrat e pushkatimit.

Kryeminisri i kujtoi studentëve se nuk kishte komb në vitin 90, më fatkeq se kombi ynë me varfëri dhe shtypje ekstreme. Shqiptarët ishin të shtypur në Kosove, Maqedoni  dhe Mal të Zi dhe po kaq të shtypur e të mjeruar në Shqipëri. “Ishim në izolim të plotë dhe këtë terr të madh, perde të rëndë, e corrën studentët e Tiranës, të cilët u ngritën në 8 dhjetor.  Ata përballeshin me një regjim i cili edhe pasi kishte hequr denimin për tradhëtinë ndaj Atdheut për kalim kufiri, ekzekutoi 83 të rinj, të cilët u nisën për në botën e lirë, duke besuar se me heqjen e atij ligji, do kalonin kufirin. Interesi kombëtar në komunizëm kishte marrë drejtim të kundërt. Ishte viti 90 që solli në skenë, intelektualë të cilët përfaqësonin interesin kombëtar të shqiptarëve. Kryeministri tregoi se ylli polar i forcës së re ishte çështja shqiptare. “Në tërë historinë tonë, faqja më e ndritur është pavarësia e Kosovës, sepse ajo ishte më e vështira”. nënvizoi Berisha, duke kujtuar se “pavarësia e saj është atribut i rezistencës paqësorë nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova të qytetarëve të Kosovës. Kjo pavarësi ishte rezultat i luftës së pamposhtur  të UÇK-së, të cilët u shndëruan në një ferr për Beogradin, duke tërhequr mendjen zëmrën e shtetarëve të SHBA-së “.

Por sipas Kryeministrit, Shqipëria luajti rolin e saj të rëndësishëm. “Kosova fitoi se ajo pati një prapavijë politike dhe diplomatike, tek Shqipëria e lirë, e cila e vendosi çështjen e saj në tryezat e botës dhe i dha çdo mbështetje”. Tani pas 20 vitesh Shqipëria theksoi Berisha, ecën e sigurtë drejt vendeve të zhvilluara, ka një projekt të qartë zhvillimi, anëtare e NATO-s , i shumë organizatave ndërkombëtare, ka një ekonomi dinamike, ka një projekt të qartë për integrimin në BE. Gjatë bashkëbisedimit me studentët në Durrës, kreu i qeverisë nuk ka kursyer edhe akuzat për kryesocialistin Rama. Berisha tha se “Rama punonte me mua për të rrëzuar Fatos Nanon” dhe se përfaqëson sot politikanin me “zinxhirin më të gjatë të disfatave”. Berisha komentoi edhe librin e fundit të kryesocialistit, “Kurban”, për të cilin tha se është përgënjeshtruar. “Ky është libri me modelin më primitiv të qëndrimit”, tha Berisha më tej. (LajmeShip.com)