Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 13:46

Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në inspektimin e punimeve për tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan. Deri më tani është ndërtuar 1/4 e tunelit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka sulmuar ashpër opozitën, duke thënë se ka bërë përpjekje që të bllokojë ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

“Partia Socialiste tentoi që të bllokonte ndërtimin e kësaj rruge, duke mos votuar buxhetin, por nuk ja doli. Opozita jonë është një makineri shpifjesh, trillimesh dhe mashtrimesh”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

Sipas Berishës, ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan do të ketë një impakt pozitiv, pasi do t’i afrojë njerëzit më shumë drejt kryeqytetit.

Ndërkohë në fund të muajit do nisë tenderi për segmentet rrugore para dhe pas tunelit. Bëhet fjalë për rreth 25 kilometra.