Lajme Shqip Sunday, 13 November 2011 13:32

Shefi i qeverisë Sali Berisha ka deklaruar nga Petrela e Tiranës se ai nuk do të rrisë taksat për të pasurit ashtu siç propozon lideri i opozitës Edi Rama.

“Qeveria nuk do të rrisë taksat, sic kërkon Rama me një urrejtje arkaike ndaj të pasurve. Unë i them atij se problemet e varfërisë në sistemin e lirisë nuk zgjidhen kurrë duke luftuar të mëkëmburin, por zgjidhen duke bërë cdo gjë që edhe të varfërit të bëhen të mëkëmbur”-vijoi më tej Berisha.

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha vijoi më tej -“Nëqoftëse ti rrit taksat siç thua, për të shkatërruar me një të rënë të lapsit qindra mijëra vende pune, nuk bën gjë tjetër vecse thellon varfërinë dhe mjerimin në vendin tënd. Kjo kohë ka perënduar, nuk kthehet më, merru me kujtimet e tua”, tha Berisha në përfundim të fjalës së tij.

I pranishëm në panairin agro-biznes-turizëm në Petrelë, kryeministri Berisha i kërkoi fermerëve të 100-fishojnë drurët frutorë në tokat e tyre, duke krijuar kështu më shumë të ardhura për familjen e tyre.